Isa Halilaj, Pasthirrmat e gjuhës së sotme shqipe në të folmen e Lumës - Kukësit, Tiranë, 2016, 62 f.

Auteurs

  • Hajri Shehu

Résumé

Libri nis me një parathënie, ku tregohet mënyra e punës së autorit për ta vjelë dhe pasqyruar lëndën. Pjesa e parë e librit titullohet Pasthirrmat. Bëhet një vlerësim i përgjithshëm për këtë klasë fjalësh sipas gramatikanëve: O. Myderrizi, K. Cipo, Sh. Demiraj, F. Agalliu, A. Angoni etj. Më shumë se kaq, autori përgjithëson mendimin e vet me konkluzionin se “këtyre “thërrmijave” nuk u është dhënë vendi i merituar në gramatologjinë shqiptare”. Sipas autorit, edhe Fjalorët e gjuhës shqipe duhet të pasqyronin më shumë pasthirrma. Në libër pasqyrohen mbi 470 pasthirrma e 67 tingullimitime (onomatope). E tërë lënda është vjelë në të folmen e Lumës (në 94 fshatra të Kukësit). Janë shfrytëzuar edhe studimet dialektologjike të Sh. Hoxhës, M. Hajdarit, B. Vatës e F. Totës etj. për këtë të folme. Siç dihet, e folmja e Lumës i përket nëndialektit verilindor të gegërishtes.

Téléchargements

Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.

Références

  1. Struktura fonologjike e secilës gjuhë dikton format edhe të pasthirrmave, edhe të fjalëve onomatopeike. Por kjo ndodh brenda disa kufizimeve. Onomatopetë ndërtohen brenda disa kufijve të caktuar. Këto forma shpesh kanë tipare të rralla fonologjike, madje që nuk ekzistojnë në pjesën tjetër të gjuhës.

  2. A. Kostallari, Vëzhgime mbi disa grupe fjalësh popullore të trojeve verilindore të shqipes, në “Studime filologjike”, 1982, 1, f. 107.

Téléchargements

Publiée

2016-12-09

Comment citer

Shehu, H. (2016). Isa Halilaj, Pasthirrmat e gjuhës së sotme shqipe në të folmen e Lumës - Kukësit, Tiranë, 2016, 62 f. Studime Filologjike, 1(3-4), 301–302. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3604

Numéro

Rubrique

Kritikë dhe bibliografi