Të dhëna rreth fjalorit shpjegues të Sotir Pecit
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3284Abstract
Një ndër figurat më të shquara të publicistikës, të arsimit e të kulturës shqiptare, të lëvizjes për çlirim e zgjim kombëtar në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, është pa dyshim edhe Sotir Peci. Ai lindi në Dardhë të Korçës në vitin 1873, pesë vjet përpara krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pasi kryen studimet e larta për matematikë në Athinë, emigron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vendoset në kryeqendrën e emigracionit shqiptar, në Boston. Pikërisht në këtë qytet, në vitet 1906- 1908, Peci boton gazetën “Kombi”, që përkrah gazetave e revistave të tjera, si “Albania” e Faik Konicës, “Fiamuri i Arbërit” e De Radës, “Dielli” etj., u bë tribunë e debateve për çështjet dhe interesat më jetike të shqiptarëve, ndër të cilat edhe ato që kishin të bënin me gjuhën shqipe. Në vitin 1908 Sotir Peci ishte delegat i shqiptarëve të Amerikës në Kongresin e Manastirit, ku mbron mendimin për nevojën që shqipja të ketë një alfabet të vetëm. Pas këtij kongresi vendos të qëndrojë në atdhe. Është ndër mësuesit e parë të Normales së Elbasanit e më pas drejtor i shkollës “Mësonjëtorja e parë shqipe” në Korçë. Në këtë periudhë harton disa tekste shkollore, ndër të cilat edhe një gramatikë të shqipes. Qeveria e Ismail Qemalit i beson detyra të ndryshme në fushën e arsimit, ndërsa në qeverinë e Sulejman Delvinës të dalë prej Kongresit të Lushnjës zgjidhet ministër arsimi, detyra këto që do t’i kryejë me përkushtimin e spikatur të njeriut që beson se vetëm drita e dijes dhe e kulturës ndriçon rrugën e një kombi drejt përparimit e mbrothësimit.Downloads
References
-
J. Thomai: “Zhvillimi i teorisë dhe i praktikës leksikografike shqiptare pas Çlirimit”, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe II, f. 367-389.
-
Kemi arsye të besojmë se, përveç lëndës që mundi të vilte nga goja e popullit, si dhe nga shtypi, letërsia artistike e ndonjë burim tjetër, në një pjesë të madhe Peci u mbështet mbi fjalorët ekzistues të kohës. Në arkivin e tij në AQSh ekzistojnë dosje me shënime në formë fjalori të nxjerra pikërisht nga ky “Larousse”, nga “Fjalori etimologjik” i Gustav Majerit, nga “Fjalori gjermanisht-shqip” i Maria fon Godinit e nga një fjalor italisht-shqip, po mund të themi pa frikë se ai shfrytëzoi edhe “Fjalorin” e Kristoforidhit, për përshtatjen e të cilit, siç e përmendëm, edhe punoi, si dhe “Fjalorin” e shoqërisë “Bashkimi”.

Downloads
Published
How to Cite
Numër
Section
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.