Një botim me vlera shkencore “Sintaksa e fjalisë”, sprovë monografike e Tefë Topallit, Shkodër, 2011, 744 f.
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3333Abstract
Vitin që shkoi, qarkulloi libri i suksesshëm dhe me vlera shkencore i prof. as. dr. Tefë Topallit, Gramatikë e gjuhës shqipe, “Sintaksa e fjalisë”, sprovë monografike, botim i Institutit të Studimeve Albanologjike pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Është autor i mjaft botimeve dhe shkrimeve të botuara në shtypin shkencor dhe periodik dhe tashti merret ekskluzivisht me sintaksën e shqipes në rrafshin sinkronik. Tefë Topalli është titullar i lëndës “Sintaksa e gjuhës shqipe” në Universitetin e Shkodrës, por jep leksione për këtë disiplinë edhe në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin e mësuesisë në Universitetin e Podgoricës. Me këtë vepër Tefë Topalli përfshihet në gjuhëtarët seriozë të studimit të sintaksës shqipe. Kjo monografi është trajtesa më gjerë e bërë deri tashti në vendin tonë për sintaksën e fjalisë në krahasim me autorët që janë marrë me tekste mësimore ose me studime të pjesshme nga kjo disiplinë.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2012-06-18
How to Cite
Osmani, T. (2012). Një botim me vlera shkencore “Sintaksa e fjalisë”, sprovë monografike e Tefë Topallit, Shkodër, 2011, 744 f. Studime Filologjike, 1(1-2), 233–242. https://doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3333
Numër
Section
Kritikë dhe bibliografi
License
Copyright (c) 2023 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
