Spiro Floqi për valencën e foljeve

Авторы

  • Thoma Dhima

Аннотация

Spiro Floqi është një gjuhëtar i shquar shqiptar me një kontribut të spikatur në fushën e sintaksës së shqipes. Studimet sintaksore në gjuhësinë shqiptare në vitet 50-70 të shekullit të kaluar ishin ende në fillimet e veta. Floqi, jo vetëm që shquhet si një pionier në studimet sintaksore, por me punimet e tij sintaksa e shqipes kapërceu një prapambetje të trashëguar nga e kaluara në disa koncepte themelore. Me S. Floqin fillon një konceptim i ri modern në sintaksën e gjymtyrëve dhe në sintaksën e periudhës. Artikujt e tij për togfjalëshin, për një sërë periudhash të përshkruara në formë monografish, për rendin e gjymtyrëve në fjali e për rendin e fjalive në periudhë, bënë që të përmbysen një sërë konceptesh të vjetruara e të prapambetura në sintaksë dhe të hapet një perspektivë e re studimesh në këtë fushë. Në mënyrë të përmbledhur, në fushën e sintaksës së shqipes, për mendimin tonë, S. Floqi ka sjellë tri kontribute të rëndësishme. E para, me studimet e S. Floqit ndërtimi i fjalisë nuk u konceptua më si një bashkim mekanik fjalësh, po midis fjalës dhe fjalisë u dallua dhe një njësi tjetër sintaksore, togfjalëshi; e dyta, në sintaksën e periudhës fjalitë që formojnë periudhën nuk u panë si njësi më vete për nga intonacioni dhe kuptimi, po si elementë të një njësie të vetme dhe të lidhura ngushtë njëra me tjetrën; e treta, rendi i gjymtyrëve të fjalisë së varur nuk u pa në raport me lidhëzën që u paraprin gjymtyrëve, po në raport me gjymtyrët kryesore të fjalisë. Gjithashtu, ai vuri re se disa lidhëza me semantikën e tyre ushtrojnë një rol të rëndësishëm në rendin e gjymtyrëve në fjalinë e nënrenditur. Për rendin e fjalive në periudhë ai konstatoi se në gjymtyrëzimin aktual nuk duhet parë rendi i fjalisë kryesore me fjalinë e nënrenditur, por rendi i fjalisë së nënrenditur me gjymtyrët e fjalisë kryesore, duke e konsideruar fjalinë e nënrenditur si një gjymtyrë të fjalisë kryesore. Për të shprehur këto pikëpamje dhe ide të reja ai shkroi një sërë artikujsh

Скачивания

Данные скачивания пока недоступны.

Библиографические ссылки

  1. S. Floqi, Rreth modeleve të fjalisë në shqipen e sotme, SF, 1978/1, f. 29.

  2. A. Kananaj, Teoria e roleve tematike dhe probleme që lidhen me të, SF, 3-4/2009, f. 116.

  3. A. Kananaj, Çështje të rrethanorit në gjuhën shqipe, SF, 1-2/2008, f. 135.

  4. L. Tesnière, Éléments de syntaxe structurale, Deuxième édition, Paris, Éditions Klincksieck, 1976, f. 102, 105.

  5. Po ai, po aty, f. 108-109.

  6. Gramatika, vep. e cit., f. 251, 261.

  7. L. Buxheli, Modelet e caktimit rasor në gjuhën e sotme shqipe, Neraida, Tiranë, 2007, f. 211.

  8. A. Kananaj, art. i cit., f. 118-118.

  9. L. Tesnière, po aty, f. 109.

  10. S. Floqi, Togfjalësha me parafjalën “nga” në shqipen e sotme letrare, SF, 1992/1-4, f. 31.

  11. Për të gjitha ndërtimet më poshtë shih Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHSH, Tiranë, 1997, f. 262-264.

  12. Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHRSH, Tiranë, 1997, f. 260.

Загрузки

Опубликован

2013-06-14

Как цитировать

Dhima, T. (2013). Spiro Floqi për valencën e foljeve. Studime Filologjike, 1(1-2), 53–62. извлечено от https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3369

Выпуск

Раздел

Artikuj