Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje)

Autorët

  • Evalda Paci

Abstract

Në studimet letrare të kohëve të fundit vërehet sërish një vëmendje e qartë ndaj veprave që përmbajnë elemente biografie dhe autobiografie, duke bërë të mundur dhe të rishtrohen pikëpamje mbi profilizimin e një prirjeje të qartë zhanrore, për fillimet e së cilës jepen mendime jo përherë të njëjta. Bie në sy nënvizimi i vlerave të elementeve biografike në autorë të letërsisë antike, greke dhe romake, por dhe të asaj latine të krishterë, që gjen një reflektim të qartë me “Rrëfimet” (Confessionum libri XIII) e Shën Agostinit, një autor i bërë i njohur për disa vepra të rëndësishme në historinë e krishtërimit, veçanërisht për pasqyrimin e meditimeve personale në rrugën e tij drejt besimit të krishterë. Autorë të shumtë janë bërë pjesë e trajtesave mbi letërsinë biografike dhe atë autobiografike, duke bërë të mundur dhe parashtrimin e qasjeve përafruese mes tyre, në veçanti nëse kanë jetuar në periudha të ndryshme, por në të njëjtën kohë bëjnë të mundur të gjurmohen dhe elemente të ngjashme në motive dhe subjekte. Në këtë trajtesë tonën kemi veçuar disa autorë të letërsisë romake, një pjesë e të cilëve qartësisht janë dhe përfaqësues të latinitetit klasik, në disa vështrime, edhe të përftimeve gjuhësore, edhe të modeleve letrare në të cilët janë ushtruar. Në pikëpamje të shembujve përkatës, janë ilustruar dhe pjesë nga shqipërimet e klasikëve latinë në gjuhën shqipe, duke pasur si referencë përkthimet e Henrik Lacajt (1909-1991), njohës i thelluar i letërsisë latine dhe në veçanti i periudhës klasike dhe perandorake.

Keywords:

letërsi biografike, letërsia antike, studime letrare, motiv autobiografik

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Castellana, Riccardo. 2019. Finzioni biografiche. Teoria e storia di un genere ibrido. Roma: Carocci.

  2. Castellana, Riccardo. 2025. Biografia e autobiografia. Scritture di vita dall’antichità a oggi. Roma: Carocci.

  3. Carcopino, Jérôme. 2000. Giulio Cesare. Milano: Bompiani.

  4. Catullo, Marco Valerio. 2005. Gli affetti familiari. In Leggere oggi gli autori latini. Torino: Loescher.

  5. Finelli, Francesco. 2023. Biografia latina: note di genere letterario. Historias fingidas, numero speciale 2.

  6. Fusi, Alessandro. 2019. I modelli classici. In L’Epistolografia di antico regime. Archilet.

  7. Agostino d’Ippona. 1994. Le confessioni. Milano: Biblioteca Universale Rizzoli.

  8. Marziale, Marco Valerio. 1842. Gli epigrammi. Venezia: Tipografia di G. Antonelli.

  9. Marziale. 1979. Epigramme. Trad. H. Lacaj. Tiranë.

  10. Martialis, Marcus Valerius. 2006. Epigrammata. Monachii et Lipsiae.

  11. Cicero, Marcus Tullius. 1977. Epistulae ad familiares. Cambridge: Cambridge University Press.

  12. Momigliano, Arnaldo. 1974. Lo sviluppo della biografia greca. Torino: Einaudi.

  13. Orazio. 1976. Le satire. Milano: Garzanti.

  14. Ovidio. 1978. Vargje të zgjedhura. In Poetë latinë. Trad. H. Lacaj. Tiranë.

  15. Ovidio. 2023. Epistulae ex Ponto. A cura di L. Galasso. Milano: Mondadori.

  16. Svetonio. 1969. Vite dei Cesari. Firenze: Le Monnier.

  17. Ruiz Urbón, Cristina. 2022. La configuración del autor literario a lo largo de la historia. Siglo XXI. Literatura y Cultura Españolas 29.

Downloads

Published

2025-12-20

How to Cite

Paci, E. (2025). Elemente të biografisë dhe të autobiografisë në përpilime të autorëve të letërsisë romake (vështrim mbi shqipërime e përshtatje). Studime Filologjike, (2), 129–140. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/7101

Similar Articles

<< < 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.