Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Authors

  • Kolec Topalli

Abstract

Në datat 23-24 nëndor 2013 në qytetin Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua simpoziumi “Hoti ndër rrjedhat e shekujve”, organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në bashkëpunim me Qendrën Shpirtërore e kulturore shqiptare “Shën Pali” në Michigan, si edhe me institucionet shkencore dhe universitare të Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi. Merrnin pjesë me kumtesat e tyre historianë, gjuhëtarë, etnografë, shkrimtarë e poetë, publicistë, mbledhës folklori etj. Nga Qendra e Studimeve Albanologjike mori pjesë një grup bashkëpunëtorësh shkencorë. Nga gjuhëtarët, akad. Kolec Topalli lexoi kumtesën “Thesaret gjuhësore të së folmes së Hotit në një fjalor etimologjik”. Akad. Gjovalin Shkurtaj kishte dërguar kumtesën “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike dhe etnolinguistike”. Simpoziumi zgjati dy ditë, në mbyllje të të cilit pati një seancë diskutimesh për problemet e parashtruara prej kumtuesve.

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2013-12-11

How to Cite

Topalli, K. (2013). Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Filology Studies, 1(3-4), 2011. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3416

Issue

Section

Jeta shkencore