Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Abstract
Në datat 23-24 nëndor 2013 në qytetin Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua simpoziumi “Hoti ndër rrjedhat e shekujve”, organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në bashkëpunim me Qendrën Shpirtërore e kulturore shqiptare “Shën Pali” në Michigan, si edhe me institucionet shkencore dhe universitare të Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi. Merrnin pjesë me kumtesat e tyre historianë, gjuhëtarë, etnografë, shkrimtarë e poetë, publicistë, mbledhës folklori etj. Nga Qendra e Studimeve Albanologjike mori pjesë një grup bashkëpunëtorësh shkencorë. Nga gjuhëtarët, akad. Kolec Topalli lexoi kumtesën “Thesaret gjuhësore të së folmes së Hotit në një fjalor etimologjik”. Akad. Gjovalin Shkurtaj kishte dërguar kumtesën “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike dhe etnolinguistike”. Simpoziumi zgjati dy ditë, në mbyllje të të cilit pati një seancë diskutimesh për problemet e parashtruara prej kumtuesve.Downloads
Download data is not yet available.
Downloads
Published
2013-12-11
How to Cite
Topalli, K. (2013). Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studime Filologjike, 1(3-4), 2011. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3416
Numër
Section
Jeta shkencore
License
Copyright (c) 2024 Akademia e Studimeve Albanologjike

This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.
