Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Autori

  • Kolec Topalli

Abstract

Në datat 23-24 nëndor 2013 në qytetin Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua simpoziumi “Hoti ndër rrjedhat e shekujve”, organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në bashkëpunim me Qendrën Shpirtërore e kulturore shqiptare “Shën Pali” në Michigan, si edhe me institucionet shkencore dhe universitare të Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi. Merrnin pjesë me kumtesat e tyre historianë, gjuhëtarë, etnografë, shkrimtarë e poetë, publicistë, mbledhës folklori etj. Nga Qendra e Studimeve Albanologjike mori pjesë një grup bashkëpunëtorësh shkencorë. Nga gjuhëtarët, akad. Kolec Topalli lexoi kumtesën “Thesaret gjuhësore të së folmes së Hotit në një fjalor etimologjik”. Akad. Gjovalin Shkurtaj kishte dërguar kumtesën “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike dhe etnolinguistike”. Simpoziumi zgjati dy ditë, në mbyllje të të cilit pati një seancë diskutimesh për problemet e parashtruara prej kumtuesve.

Downloads

I dati di download non sono ancora disponibili.

Downloads

Pubblicato

2013-12-11

Come citare

Topalli, K. (2013). Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studime Filologjike, 1(3-4), 2011. Recuperato da https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3416

Fascicolo

Sezione

Jeta shkencore