Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Résumé
Në datat 23-24 nëndor 2013 në qytetin Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua simpoziumi “Hoti ndër rrjedhat e shekujve”, organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan, në bashkëpunim me Qendrën Shpirtërore e kulturore shqiptare “Shën Pali” në Michigan, si edhe me institucionet shkencore dhe universitare të Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi. Merrnin pjesë me kumtesat e tyre historianë, gjuhëtarë, etnografë, shkrimtarë e poetë, publicistë, mbledhës folklori etj. Nga Qendra e Studimeve Albanologjike mori pjesë një grup bashkëpunëtorësh shkencorë. Nga gjuhëtarët, akad. Kolec Topalli lexoi kumtesën “Thesaret gjuhësore të së folmes së Hotit në një fjalor etimologjik”. Akad. Gjovalin Shkurtaj kishte dërguar kumtesën “E folmja e Hotit dhe vlerat e saj dialektologjike dhe etnolinguistike”. Simpoziumi zgjati dy ditë, në mbyllje të të cilit pati një seancë diskutimesh për problemet e parashtruara prej kumtuesve.Téléchargements
Les données relatives au téléchargement ne sont pas encore disponibles.
Téléchargements
Publiée
2013-12-11
Comment citer
Topalli, K. (2013). Simpozium shkencor për krahinën e Hotit në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Studime Filologjike, 1(3-4), 2011. Consulté à l’adresse https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/3416
Numéro
Rubrique
Jeta shkencore
Licence
© Akademia e Studimeve Albanologjike 2024

Ce travail est disponible sous licence Creative Commons Attribution - Pas d’Utilisation Commerciale - Partage dans les Mêmes Conditions 4.0 International.
