Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste

The literary identity of Xhevahir Spahiu against the deformations of socialist realism

Autorët

  • Viola Isufaj

Abstract

Ky studim synon një shqyrtim sa më të plotë të veprës letrare të Xhevahir Spahiut, duke theksuar rolin e tij në formësimin e poezisë shqipe bashkëkohore përballë sfidave ideologjike dhe brezave të ndryshëm letrarë. Studimi thellohet mbi mënyrën se si Spahiu, me energjinë dhe risinë e tij unike, sfidoi paradigmën tradicionale dhe atë të realizmit socialist, duke krijuar një zë tjetër në letërsi, me pasuri figurative dhe thellësi shpirtërore e meditative. Poezia e tij përthyen peizazhin kompleks shoqëroro-politik, duke trajtuar tema të historisë, natyrës dhe rropatjeve ekzistenciale të shpirtit njerëzor, që japin konflikte të brendshme si dhe ndjesi të vetmisë a të veçimit, të trishtimit apo të shpresës. Gjithashtu, analiza ndalet në poezi të një natyre tjetër, si ajo për vendlindjen, duke përkapur bukurinë natyrore, vlerat kulturore dhe kujtimet historike përmes imazheve të gjalla dhe një ritmi të strukturuar. Punimi përfshin mendime kritike nga studiues si Robert Elsie, Shaban Sinani, Aliu Aliu ose poeti Ali Podrimja, të cilët e njohin atë si një figurë që esencializon qëndresën, vitalitetin e përtëritjen po dhe kërkimin e vazhdueshëm të ndërgjegjes njerëzore. Teksti nxjerr në pah kontributin e Xhevahir Spahiut në sistemin e poezisë shqipe si një zë që vazhdimisht shtyn kufijtë e shprehjes poetike, duke bashkuar traditën me risinë dhe duke u angazhuar në reflektime gjithnjë e më të thella mbi identitetin, historinë dhe gjendjen njerëzore.

Keywords:

sfida ideologjike, breza letrarë, realizëm socialist, vitalitet, përtëritje, dilema ekzistenciale, pasuri figurative, thellësi psikologjike, ritëm, risi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. Aliu, Ali. 2005. “Koha e pamposhtur e poezisë.” In Udha, edited by Xhevahir Spahiu. Tiranë: Ideart.

  2. Elsie, Robert. 1997. Historia e Letërsisë Shqiptare. Tiranë.

  3. Gjikaj, Eldon. 2019. Realizmi Socialist në sistemin letrar shqiptar. Tiranë: Albas.

  4. Jakllari, Adem. 2012. “Xhevahir Spahiu midis ‘Herezisë’ dhe utopisë.” In Studime Albanologjike: Aktet e Konferencës “Homo Poeticus, Homo Politicus”. Tiranë.

  5. Shapllo, Dalan. 1975. “Pleniumi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve kushtuar problemeve të poezisë.” Revista Nëntori, nr. 8.

  6. Sinani, Shaban. 2010. “Poeti që hapi një portë të mbyllur.” In Për letërsinë shqipe të shekullit të 20-të. Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë.

  7. Spahiu, Xhevahir. 1972. Nëntori, nr. 12. Tiranë.

  8. Vinca, Agim. 1997. Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945–1980). Prishtinë: Enti Botues i Mjeteve dhe Teksteve Mësimore.

Downloads

Published

2025-07-05

How to Cite

Isufaj, V. (2025). Që bota të mos mbetet pa muzikë…Vetëdija letrare e Xhevahir Spahiut përkundrejt shformimeve të metodës socrealiste: The literary identity of Xhevahir Spahiu against the deformations of socialist realism. Studime Filologjike, 1(1), 151–168. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/6240

Similar Articles

<< < 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.