Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.
Abstract
Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo ligjërimi dialektor-krahinor, varet nga një varg faktorësh. Por, sot është gjithnjë e më shumë nën ndikimin e gjuhës standarde – të shkruar dhe të folur. Dhe kjo do të thotë që ka edhe një nivel tjetër të ligjërimit bisedor: Është niveli kohësor. Atëherë, të gjitha nivelet e ligjërimit bisedor – fonetik / morfologjik / leksikor / sintaksor etj. duhen parë në kohë e sipas kohës. Vijmë tek trajtimi leksikografik i leksikut, që na e sjell ligjërimi bisedor. Cilat nga njësitë ligjërimore bisedore e bisedore-krahinore mund të përfshiheshin në një fjalor kombëtar të gjuhës shqipe dhe cilat mund të shenjoheshin me shënimin leksikografik bised.? Më poshtë shtjellohet trajtimi leksikografik i leksikut, që na e sjell ligjërimi bisedor.
