Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised.

Autorët

  • Hajri Shehu

Abstract

Ligjërimi bisedor është gjuha e gjallë e përbashkët kombëtare. Vendi i tij është midis gjuhës standarde dhe dialekteve (të folmeve). Dhe kjo do të thotë, atëherë, që ai është gjithnjë nën ndikimin edhe të gjuhës standarde, edhe të ligjërimit dialektor-krahinor. Ndikon më shumë gjuha standarde apo ligjërimi dialektor-krahinor, varet nga një varg faktorësh. Por, sot është gjithnjë e më shumë nën ndikimin e gjuhës standarde – të shkruar dhe të folur. Dhe kjo do të thotë që ka edhe një nivel tjetër të ligjërimit bisedor: Është niveli kohësor. Atëherë, të gjitha nivelet e ligjërimit bisedor – fonetik / morfologjik / leksikor / sintaksor etj. duhen parë në kohë e sipas kohës. Vijmë tek trajtimi leksikografik i leksikut, që na e sjell ligjërimi bisedor. Cilat nga njësitë ligjërimore bisedore e bisedore-krahinore mund të përfshiheshin në një fjalor kombëtar të gjuhës shqipe dhe cilat mund të shenjoheshin me shënimin leksikografik bised.? Më poshtë shtjellohet trajtimi leksikografik i leksikut, që na e sjell ligjërimi bisedor.

Keywords:

Ligjërim bisedor, gjuhë bisedore, leksik me vlerë letrare potenciale, shenjim leksikografik, fjalë të përdorimit të përgjithshëm, fjalë të përdorimit të kufizuar, leksik bisedor profesional, ligjërim i thjeshtë

Downloads

Download data is not yet available.

Downloads

Published

2025-07-05

How to Cite

Shehu, H. (2025). Për ligjërimin bisedor e krahinor në gjuhën shqipe dhe shenjimin leksikografik bised. Studime Filologjike, 1(1), 87–98. Retrieved from https://albanica.al/studime_filologjike/article/view/6237

Similar Articles

<< < 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.