Shkrimet për burgun politik: Trajtat e një teme të re letrare në paskomunizëm
Abstract
Ndër të gjitha përvojat nën komunizëm, përvojat e burgut kishin krijuar te njerëzit që e kishin përjetuar një gjendje njerëzore krejt të veçantë e të dallueshme. Të dhënit zë historive të burgut kthehet në shërbim për të dëshmuar të padukshmen dhe të pazëshmen. Në mungesë të një angazhimi domethënës institucional, letërsia u kthye në një kanal komunikimi alternativ për dëshmitë e lidhura me burgun politik. Kur përballja me kujtesën dhe kujtimet për burgun bëhen në vetë të parë, rrëfimi, cilado qoftë forma me të cilën përcillet, merr vlerë tjetër për shkak të gjurmës së fortë vetjake, në mos autobiografike, që e dallon nga moria e kumteve të tjera. Ndryshe nga mesazhet e prodhuara institucionalisht – me një shkallë vështirësie në interpretim e njëfarë distance në komunikim – komunikimi individual ndodh në vetë të parë. Qoftë edhe për këtë element kthehet si kundërprovë përballë mesazhit institucional kur ky i fundit rezulton i rremë apo shpërfillet me heshtje, siç ndodhi në Shqipëri. Në këto kushte, vetvetishëm letërsia u hap edhe falë personave që nuk ishin shkrimtarë, por shkrimet e të cilëve rrodhën natyrshëm në kanalin letrar, si një mënyrë komunikimi alternativ që siguron pjesëmarrje. Asocimi me këtë paradigmë, që shkencat e komunikimit e njohin si paradigma e komunikimit alternativ ose pjesëmarrës, është fort i përshtatshëm për të përshkruar lindjen e një tjetër zëri në letërsi, zë që do të merrte përsipër të shtronte e të shqyrtonte shumë çështje të shoqërisë, në të kaluarën e afërt. Ky proces, me anë të dëshmisë dhe deri diku dokumentimit do të nxiste transparencën për të shkuarën dhe do të synonte ta bënte publikun pjesëmarrës në një proces që do të denonconte strukturat e së shkuarës dhe shtrirjen e tyre në të tashmen. Shkrimet për burgun përbëjnë një risi për sa i përket qasjes së re tematike dhe përzgjedhjes së krijimtarisë letrare si kanal komunikim. Ky zë i ri në letra, guximshëm po merrte përsipër të çinstitucionalizonte heshtjen rreth disa dukurive të shoqërisë komuniste, por edhe të zgjatimeve të tyre në paskomunizëm. Nga ky këndvështrim vërejmë se si letërsia e dhuron veten si instrument për emancipim dhe për pjesëmarrje shoqërore, duke shfaqur funksionin e saj komunikues, që e kthen qenien njerëzore nga objekt i historisë në subjekt aktiv dhe pjesëmarrës në historisë së saj.Keywords:
komunikim alternativ, burgu politik, autobiografi, shkrime për burgunDownloads
References
-
Amato, Pierandrea. 2014. Il nichilismo e le sue forme. Milano–Udine: Mimesis.
-
Barbero, Alessandro. 2003. Della memoria. In La saggezza del vivere. Tracce di etica, edited by Alberto Sinigaglia. Reggio Emilia: Diabasis.
-
Beccaria, Gian Luigi, ed. 2004. Dizionario di linguistica e di filologia, metrica, retorica. Torino: Einaudi.
-
Brodskij, Iosif. 1988. Dall’esilio. Milano: Adelphi.
-
Buber, Martin. 1983. Il problema dell’uomo. Torino: Editrice Elle di Ci.
-
Calvino, Italo. 1995. Perché leggere i classici. Milano: Mondadori.
-
Colombo, Furio. 2003. La immoralità del silenzio. In La saggezza del vivere. Tracce di etica, edited by Alberto Sinigaglia. Reggio Emilia: Diabasis.
-
Demetrio, Duccio. 2000. Scritture erranti. L’autobiografia come viaggio del sé nel mondo. Roma: Edup.
-
Foucault, Michel. 2011. Il coraggio della verità. Milano: Feltrinelli.
-
Foucault, Michel. 2007. Il sapere e la storia. Verona: Ombre Corte.
-
Foucault, Michel. 2013. Surveiller et punir. Paris: Gallimard.
-
Gjeçovi, Xhelal, et al. 2009. Historia e popullit shqiptar. Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939–1990). Vol. 4. Tiranë: Toena.
-
Górny, Maciej. 2007. From the splendid past into the unknown future. In Narratives Unbound, edited by Sorin Antohi, Balázs Trencsényi, and Peter Apor. Budapest–New York: CEU Press.
-
Graçi, Virion. 2015. Autobiografizmi dhe romani. Tiranë: Botimet Albanologjike.
-
Heller, Mikhail. 1988. Cogs in the Wheel. The Formation of Soviet Man. New York: Alfred A. Knopf.
-
Kati, Fabian, ed. 2000. Antologjia e plagëve. Nën terrorin komunist. Tiranë: Qendra e Rehabilitimit të Traumës dhe Torturës.
-
Krog, Antjie. 1998. Country of My Skull. Cape Town: Random House.
-
Lever, Franco, and Mauro Mantovani, eds. 2013. Tra silenzio e parola. Percorsi di comunicazione. Roma: LAS.
-
Memisha, Valter. 2019. Leximi leksikografik i veprës “Shënime nga Shkolla e Partisë” të Daut Gumenit. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.
-
Nikolla, Albert. 2012. Njeriu i ri shqiptar. Ndërmjet moralit komunist dhe krizës së tranzicionit. Tiranë: Onufri.
-
Nuttall, Sarah, and Carli Coetzee. 1998. Negotiating the Past: The Making of Memory in South Africa. Cape Town: Oxford University Press.
-
Plangarica, Tomorr. 2022. Rilexim i dramatikës së E. Haxhiademit si tekst dhe diskurs. In Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.
-
Pllumi, At Zef. 2006. Rrno vetëm për me tregue. Tiranë: Botime 55.
-
Pllumi, At Zef. 2009. Saga e fëmijërisë. Shkodër: Botime Françeskane.
-
Smaqi, Laura, Evalda Paci, Arian Leka, Tomorr Plangarica, and Virion Graçi. 2022. Studime mbi autorë e vepra të patrajtuara në letërsinë shqipe. Tiranë: Akademia e Studimeve Albanologjike.
-
Velo, Maks. 2000. Kohë anti-shenjë. Tiranë: Onufri.
-
Zhiti, Visar. 2012. Rrugët e ferrit. Tiranë: OMSCA-1.