Pjetër Budi (1566-1622)

Authors

  • Mahir Domi

DOI:

https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2593

Abstract

Një ndër ata figura që meritojnë nderimin më të madh është edhe ajo e Pjetër Budit, të cilit po i përkujtojmë sot 400-vjetorin e lindjes. Ve­të fjala 400-vjetor flet për përpjekje të hershme kulturore e patriotike të popullit tonë.
Me Pjetër Budin ne përkujtojmë me nderim traditën tonë letrare më të lashtë, një fazë të hershme të luftës çlirimtare të popullit tonë, një fi­gure të shënuar të kësaj tradite e të kësaj lufte.
Vetë krijimi i një tradite shkrimi për një gjuhë dhe zhvillimi i saj i mëtejshëm në një traditë letrare të qëndrueshme janë ndër ngjarjet më të shënuara në jetën e një kombi dhe premisa të nevojshme për ecjen përpara të tij. Ato kanë qenë fakte pozitive me rëndësi të madhe për kulturën tonë kombëtare dhe për historinë e kombit tonë.
Ja përse ne e çmojmë dhe e nderojmë punën e autorëve tanë të vjetër, megjithëse përmbajtja fetare e veprës së tyre na është krejt e huaj, punën e Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, që menduan të shkruajnë shqip e i vunë themelet traditës sonë letrare, e aqë më tepër kur ajo punë është e frymëzuar nga një ndjenjë e qartë patriotike.

Keywords:

Pjetër Budi

Downloads

Download data is not yet available.

References

  1. M bajtur si konferencë përkujtim ore në 400-vjetorin e lindjt

  2. Është botuar bashkë me përkthimin shqip nga I. Zamputi në «Bui. Shk. Shoq». 1958, N. 2.

  3. Shih I. Zamputin, «Shënime mbi rrethanat e vdekjes së Pj. Budit», te «Bui. Shk. Shoq.» 1958, 2.

Downloads

Published

1966-12-01

How to Cite

Domi, M. (1966). Pjetër Budi (1566-1622). Filology Studies, 23(4), 12–19. https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2593

Issue

Section

Articles

Similar Articles

1 2 > >> 

You may also start an advanced similarity search for this article.