Pjetër Budi (1566-1622)
DOI:
https://doi.org/10.62006/sf.v23i4.2593Abstrakti
Një ndër ata figura që meritojnë nderimin më të madh është edhe ajo e Pjetër Budit, të cilit po i përkujtojmë sot 400-vjetorin e lindjes. Vetë fjala 400-vjetor flet për përpjekje të hershme kulturore e patriotike të popullit tonë.
Me Pjetër Budin ne përkujtojmë me nderim traditën tonë letrare më të lashtë, një fazë të hershme të luftës çlirimtare të popullit tonë, një figure të shënuar të kësaj tradite e të kësaj lufte.
Vetë krijimi i një tradite shkrimi për një gjuhë dhe zhvillimi i saj i mëtejshëm në një traditë letrare të qëndrueshme janë ndër ngjarjet më të shënuara në jetën e një kombi dhe premisa të nevojshme për ecjen përpara të tij. Ato kanë qenë fakte pozitive me rëndësi të madhe për kulturën tonë kombëtare dhe për historinë e kombit tonë.
Ja përse ne e çmojmë dhe e nderojmë punën e autorëve tanë të vjetër, megjithëse përmbajtja fetare e veprës së tyre na është krejt e huaj, punën e Buzukut, Budit, Bardhit, Bogdanit, që menduan të shkruajnë shqip e i vunë themelet traditës sonë letrare, e aqë më tepër kur ajo punë është e frymëzuar nga një ndjenjë e qartë patriotike.
Fjalët kyçe:
Pjetër BudiShkarkimet
Metrics
References
-
M bajtur si konferencë përkujtim ore në 400-vjetorin e lindjt
-
Është botuar bashkë me përkthimin shqip nga I. Zamputi në «Bui. Shk. Shoq». 1958, N. 2.
-
Shih I. Zamputin, «Shënime mbi rrethanat e vdekjes së Pj. Budit», te «Bui. Shk. Shoq.» 1958, 2.
References
M bajtur si konferencë përkujtim ore në 400-vjetorin e lindjt
Është botuar bashkë me përkthimin shqip nga I. Zamputi në «Bui. Shk. Shoq». 1958, N. 2.
Shih I. Zamputin, «Shënime mbi rrethanat e vdekjes së Pj. Budit», te «Bui. Shk. Shoq.» 1958, 2.
Downloads
Botuar
Si të citoni
Numri
Seksioni
Licensa
Copyright (c) 1966 Instituti Gjuhësisë dhe Letërsisë
This work is licensed under a Creative Commons Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International License.