Veçori leksiko-gramatikore të termave në Fjalor i termave të drejtësisë
Abstract
Terminologjia e drejtësisë në gjuhën shqipe është një fushë e dijës që është pasuruar në vazhdimësi. Një ndihmesë të vyer në fushën e terminologjisë së drejtësisë ka dhënë autori Sylë Kasumaj, duke botuar Fjalor i termave të drejtësisë, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Ndonëse nga kjo fushë janë botuar edhe fjalorë të tjerë terminologjikë, ky fjalor dallohet për prurje të shumta, dallohet për saktësi e qartësi, veçori që i japin vlerë shkencore këtij fjalori. Edhe pse autori nuk është gjuhëtar me formim, ai me këtë punë themelore e ka ndihmuar këtë fushë drejt rrugës së njësimit e të standardizimit, duke përmbledhur e shpjeguar rreth 6000 terma, terma që pasqyrojnë lëvizjet e sistemit konceptor të fushës së drejtësisë, që nga pavarësimi i Shqipërisë e deri në ditët tona. Këto lëvizje, që kryesisht u ndikuan nga faktorë jashtëgjuhësorë e pasuruan fushën e drejtësisë me njësi të reja, krijime brenda shqipes por edhe huazime, përveç atyre latine që konsiderohen bazë për këtë fushë, edhe me huazimet e kohëve të fundit, sidomos nga anglishtja. Në këtë punim studimor, do të ndalemi te veçoritë leksiko-semantike në këtë fjalor, duke parë, sidomos mënyrën e ndërtimit të termave.Keywords:
terminologji, terminografi, gjuhë shqipe, drejtësi, Instituti Albanologjik, Sylë KasumajDownloads
References
-
Duro, Agron. 2009. Termi dhe fjala në gjuhën shqipe. Tiranë.
-
Duro, Agron. 2001. Terminologjia si sistem. Tiranë.
-
Fjalor i gjuhës shqipe. 2006. Tiranë.
-
Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe: probleme dhe detyra. 2009. Konferencë shkencore. Tiranë.
-
Gjendja e terminologjisë shqipe në Jugosllavi. 1988. Punime të sesionit shkencor. Prishtinë.
-
Kasumaj, Sylë. 2019. Fjalor i termave të drejtësisë. Prishtinë.
-
Maxhuni, Abdurrahim. 2023. Leksiku terminologjik islam në gjuhën shqipe. Prishtinë.
-
Maxhuni, Abdurrahim. 2020. Terminologjia e kompjuteristikës në gjuhën shqipe. Prishtinë.
-
Memisha, Valter. 2009. Termat-togfjalësh në fjalorët shpjegues të shqipes. In Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe: probleme dhe detyra, 106–122. Tiranë.
-
Pasho, Hëna. 2017. Probleme gjuhësore të terminologjisë në gjuhën shqipe. Tiranë.